Në takimin e opozitës, protestuesit kuksianë, mbrojtësit e Teatrit, fierakët dhe elbasanllinjtë e inceneratorëve...

Në takimin e opozitës sot, ku kreu i saj Lulzim Basha ka prezantuar platformën kundër korrupsionit, kanë marrë pjesë përfaqësues të zonave që kanë protetsuar kundër koncensioneve korruptive të qeverisë.

Basha tha në krye të fjalës së tij: “Falenderon në mënyrë të veçantë për praninë e tyre, përfaqësues të komunitetit të Kukësit, të aleancës së Mbrojtjes së Teatrit, mjekë dhe profesorë të nderuar nga sektori i shëndetësisë, banorët e Zharrëzit, përfaqësues të komuniteteve të Mbrostarit, Verrisë, Elbasanit dhe Sharrës, që përfaqësojnë tre bombat ekologjike ku po investohet për veprat korruptive të inceneratorëve, në mënyrë të veçantë falenderoj ekspertë të shquar të ekonomisë, intelektualë, zëra publikë, analistë, opinionistë, që janë ëprgjigjur me praninë e tyre ftesë së opozitës në këtë prezantim.