Mesazhi fortë i presidentit Meta nga SHBA: Të ndalim `dimrin demografik` të Shqipërisë!

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë vizitës zyrtare në New York me rastin e mbledhjes së Asamblesë së OKB,  ka përcjellë disa  mesazhe të forta.

Gjatë vizitës në kishën katolike shqiptare të Hartsdale-t “Zoja e Shkodrës”, ku mori pjesë në meshën e shenjtë të së dielës, në prani të famullitarit Dom Pjetër Popaj, klerikëve dhe besimtarëve, Kreu i Shtetit shqiptar ka bërë thirrje që të forcojmë identitetin kombëtar, bashkëpunimin dhe tolerancën ndaj njëri-tjetrit.

Duke kujtuar takimin me Atin e Shenjtë, Papa Françesku, në Vatikan, Meta tha se porosia kryesore ishte që “të forcojmë harmoninë tonë ndërfetare, dhe të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Europës”.