Kriza e rezultateve, klubi kosovar merr vendimin për trajnerin shqiptar

Skuadra e Trepça 89’ nuk është duke kaluar një moment të mirë në javët e para të kampionatit, teksa në 6 ndeshje ka arritur të sigurojë vetëm 6 pikë.

Kjo ecuri jo e mirë e klubit nga Mitrovica ka shtyrë drejtuesit që të bëjnë një mbledhje për të diskutuar të ardhmen e trajnerit peqinase, Gugash Magani.

Pavarësisht rezultateve jo të mira, drejtuesit e Trepça 89’ kanë menduar t’i japin edhe një shans teknikut shqiptar për të bërë kthesën e madhe.

Ky vendim është publikuar në faqen zyrtare të klubit.

“Pas mbledhjes se mbajtur, kryesia e klubit ja beson vazhdimësinë e punës trajnerit  Gugash Maganit duke shpresuar se do të kalojmë këtë krizë momentale dhe do t’i kthehemi rezultateve pozitive”, shkruan Trepça 89’ në njoftimin zyrtar.