Alvesh: Largimi i Ronaldos nga Reali i ka bërë 'Los Blancos' edhe më të fortë

Dani Alvesh nuk është një figurë e dashur për tifozët madrilenë, por gjithsesi, mbrojtësi brazilian vazhdon të flasë për klubin mbretëror. Tashmë pjesë e PSG-së, Alvesh synon të triumfojë në Champions League, pas dështimit me Juventusin.

I pyetur se kë sheh si favorite për të fituar trofeun më prestigjioz në Evropë për klube, Alvesh nuk vonon dhe përmend emrin e Real Madrid, madje duke dhënë dhe një arsye që pritet të shkaktojë polemika.

“Largimi i Ronaldos nga Reali i Madridit i ka bërë ata pretendentë kryesorë për ta fituar. Besoj se tani janë më të fortë dhe do të jenë rivali ynë kryesor për të triumfuar.

Ne po punojmë fort që të ruajmë një ritëm të kënaqshëm, si në kampionat, ashtu dhe në Champions League. Dihet se objektivi ynë është fitimi i këtij trofeu”,- përfundoi Alvesh.