VIDEO/ Ronaldo udhëheq Juventusin, fitore e vështirë me Frosinonen

Juventusi iu fal golave dy golave në minutat e fundit të lojës, për të marrë 3 pikë nga transferta e Frosinones, e cila në nisje dukej thjesht si një formalitet.

Ekipi i Allegrit dominoi totalisht ndeshjen, duke goditur plot 7 herë kuadratin e portës, por rezultatin e zhbllokoi Ronaldo vetëm në minutën e 82-të, që shënoi një gol nga brenda zone.

Për të siguruar fitoren e pestë radhazi, mendoi edhe Bernardeski, që shënoi golin e dytë në të 94-tën.

Bardhezinjtë vinin me disa ndryshime në formacion ndaj Frosinones, teksa disa prej titullarëve ishin lënë pushim, por gjithsesi në fund e shohin veten në krye të tabelës së klasifikimit, me 15 pikë, 3 më shumë se Napoli i vendit të dytë.