Guardiola: Ai është një legjendë, jam me fat që e kam në skuadër

Trajneri Pep Guardiola shijon fitoren 5-0 që skuadra e City arriti ndaj Cardiff në sfidën e radhës në Premier League, një sinjal i shkëlqyer se kampionët e Anglisë gëzojnë një formë të mirë dhe se të gjithgë lojtarët janë në gjendje të shënojnë. “Festivalin” e golave e hapi Sergio Aguero, që tregoi edhe një herë se është një kampion i padiskutueshëm, duke i dhënë “dritën jeshile” këtij suksesi të lehtë.

“Ai është një legjendë autentike. Është e rëndësishme ajo që ai ka bërë për klubin tonë dhe jam me fat që e kam atë në skuadër. Uroj që të ketë këto ritme gjithnjë, pasi po kalon një formë të shkëlqyer”, tha Guardiola. Golat e tretë për Manchester City u realizuan nga Bernardo Silva, Gundogan dhe dy herë Mahrez, që e nisi ndeshjen nga stoli.

“Ndaj Cardiff ishim në nivelin e sezonit të kaluar dhe jam i kënaqur, pasi kjo fitore ishte një reagim i shkëlqyer pas dështimit në Champions. Sezoni është i gjatë  dhe kishim nevojë për këtë fitore. Pasi golit të parë të Aguero ishim më të lirshëm dhe realizuam edhe dy herë të tjera në pjesën e parë, duke e patur të lehtë të administronim lojën në të dytën. Këtë herë jam i kënaqur nga skuadra e veçanërisht nga Auguero”, tha Guardiola.