VIDEO/ Bayern nuk njeh rival, Schalke në krizë totale

Bayerni e ka treguar edhe një herë se nuk njeh rival në Bundesligën Gjermane. Kampionët në fuqi kanë mposhtur me rezultatin 0-2 Schalken.

Ishte minuta e nëntë kur James Rodriguez shënoi me kokë pas një krosimi të Joshua Kimmich.

Në pjesën e parë nuk patëm më gola.

Për të parë edhe golin e dytë duhej të mbërrinim në minutën e 69, ku Leëandoëski u tregua i saktë nga pika e penalltisë.

Pas katër ndeshjesh bavarezët udhëheqin me pikë të plota (12), dhe ndiqen nga Hertha që ka 10 pikë.

Schalke është në krizë totale ku nuk ka marrë asnjë pikë deri më tani.