Guardiola u del në mbrojtje lojtarëve pas turpërimit që u bëri Lyoni

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka hezituar që ti kritikojë lojtarët e tij, edhe pse e kanë humbur ndeshjen e parë debutuese në Champions League duke u mundur nga Lyon me rezultat 1-2.

“Lojtarët nuk duhet të kërkojnë falje. Ata vrapuan, luftuan, u përpoqën të kthenin rezultatin”, deklaroi trajneri.

Më pas ai ka folur fjalë të mirë për Sergio Agrueron, duke e lavdëruar dhe falenderuar për rinovimin e tij me skuadrën e Cityt.