May: BE duhet të respektojë Britaninë gjatë bisedimeve të Brexit

Kryeministrja Theresa May është shprehu se BE duhet të trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me "respekt" në negociatat e Brexit, raporton BBC.

Në një deklaratë në Doëning Street, ajo iu drejtua krerëve të BE-së se nëse do të refuzonin planin e saj pa alternativë në këtë fazë të vonshme të negociatave do të ishte e papranueshme.

May shtoi: "Unë nuk do ta përmbys rezultatin e referendumit dhe as nuk do ta shkatërroj vendin tim."

Sekretari i Brexit Dominic Raab ka thënë se gjatë bisedimeve nuk ka pasur "alternativë të besueshme" në tryezë nga BE.

Dhe shprehu dyshimet rreth asaj se sa seriozë janë liderët e BE në lidhje me negociatat.

Në një intervistë për BBC's Politics Live, Raab nënvizoi se qeveria britanike ishte do të qëndrojë e qetë dhe se do të vazhdojë të negociojë në mirëbesim.

Britania do të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars 2019.