FOTO/ Kim Kardashian, e bukur, taka të larta, buzë të kuqe që në klasë të 7-të

Kim Kardashian, një yll i vërtetë dhe në klasë të shtatë.

Ajo tashmë njihet për koleksionet e saj të produkteve të grimit e gjithashtu edhe për stilin e guximshëm që ka.

Por, Kim duket se është përkujdesur gjithmonë për pamjen  e saj, madje edhe në shkollë fillore.

Ylli televiziv ka publikuar një fotografi ku shihet duke pozuar në një karrige, e veshur e me grim, ndërsa ka treguar se ajo në këtë kohë ishte në klasën e shtatë.

Kim gjithashtu tregon për fansat se buzëkuqi që ka vendosur ka qenë i preferuari i saj në atë kohë dhe se mendon të fillojë ta përdorë përsëri.