FOTO/ Zbulohet emisioni ku do të shohim moderatoren Bora Zemani

Pas një konflikti me drejtuesit dhe largimit nga ‘Digitalb’, moderatoren e njohur Bora Zemanin do ta shohim shumë shpejt në tv Klan, në emisionin ‘E diela shqiptare’.

Mesa duket pas Bes Kallakut, Erion Isait dhe ‘Kimikati’ tashmë dhe moderatorja i është bashku stafit.

Këtë lajme e ka dhënë vetë Bora pak më parë në profilin e saj në Instagram.

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në studion e spektaklit, krah moderatorit Ardit Gjebrea.

’Uau  çfarë mikpritjeje!E lumtur pa fund dhe mezi po pres të fillojmë në datën...Edhe paaak fare’ – ka shkruar Bora në postim.