VIDEO/ Pamje të paimagjinueshme, futbollisti lan fytyrën me pështymën e tij

Europa League gjithmonë jep emocione dhe brenda saj ka gjithmonë momente pikante.

Në tunelin e “Emirates Stadium” ka ndodhur diçka që nuk është parë më parë pasi kapiteni i Vorsklas, Vladimir Chesnakov lau fytyrën më pështymën e tij, shkruan "Sportmediaset", raporton SYRI.net.

Ashtu siç mund ta shihni në videon më poshtë mbrojtësi qendror përdor pështymën e tij për të larë fytyrën.

Ndoshta kjo mund të jetë një gjest fatsjellës pasi në minutën e 77’ ishte Vladimir Chesnakov ai i cili shënoi për miqtë.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-2 në favor të Arsenalit.