Barcelona tentoi transferimin e De Jongut, ja arsyeja e refuzimit

Gjatë merkatos së verës, Barcelona bëri përpjekje për të nënshkruar me Frenkie de Jong të Ajaxit, por oferta e tyre mendohet se ishte shumë e ulët.

Gjigantët e La Ligas bënë një ofertë rreth 30 milionë euro për talentin 21-vjeçar nga Holanda.

Përveç kësaj, katalunasit ishin të gatshëm ta linin mesfushorin të qëndronte te Ajaxi në huazim për një vit tjetër.

Megjithatë, Ajax ishte e vendosur dhe nuk ishte e gatshme të linte të lirë lojtarin e tyre të çmuar, madje edhe për një ofertë më të lartë.

Skuadra spanjolle shpresonte të shmangte luftën e pashmangshme të ofertave për De Jong.

Tottenham dhe Manchester City janë në gjurmët e ‘yllit’ holandez.