Vetingu i politikanëve me votë qytetare, Basha: Do ta bëjmë me ose pa delet dhe kriminelët e Edi Ramës

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka njoftuar dy nisma të rëndësishme që opozita është e vendosur t’i realizojë pa tjetër: Vetingun e politikanëve me votë të qytetarëve në rast se mazhoranca do ta refuzojë si dhe shpronësimin e kompanive që kanë bashkuar me qeverinë Rama për të fituar koncensione tendera korruptivë.

Basha tha se me ju, qytetarë do të marrim vendimin final:

"Zgjidhjet tona për lidhjet e krimit me politikën i keni të qarta, të dashur qytetarë: Me ose apo delet e Rilindjes dhe kriminelët e Rilindjes, dita do të vijë ku me votën tuaj ne do ta bëjmë Vetingun në politikë realitet: asnjë politikan i lidhur me krimin nuk do të ulet në në institucionet e vendit.

Sot në këtë tryezë do të shqyrtojmë propozimin e dytë: shpronësimin, sekuestrimin e pasurive  të gjitha kompanive, individëve që kanë lidhur kontrata korruptive, PPP, tendera, koncensione me Edi ramën dhe lukuinë e tij të hajdutëve.

Sot po këtu do t’i japim formë përfundimtare platformës sonë për t’i dhënë zgjidhje, drejtësië dhe vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme."