Khloe Kardashian në mbrojtje të vajzës, bllokon mesazhet raciste

Pas publikimit të fotografisë së parë të vajzës së saj, True, e deri më sot, Khloe Kardashian i është dashur të luftojë kundër komenteve raciste dhe fyese.

Megjithatë duket se gjithçka ka arritur kulmin dhe Khloe ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë kësaj gjëje.

Së fundmi Khloe ka publikuar një foto të sajën me vajzën dhe ka bllokuar hapsirën e komenteve.

Më vonë ajo publikoi një foto të saj, por këtë herë komentet i la të lira.

Javën e kaluar, Kim Kardashain publikoi një foto të True me dy kushërirat e saj.

Të gjithë ndjekësit filluan të vinin në pah ngjyrën e lëkurës së True dhe të komentin gjerë e gjatë për të, duke vënë në dyshim edhe atësinë e saj.

Megjithatë Khloe është e vendosur ta mbrojë vogëlushen e saj deri në fund.

Në korrik të këtij viti ajo u përgjigj në mënyrë të ashpër ndaj një komentuesi në ‘Twitter’ që shkruante se True nuk është e ëmbël.

“Çfarë njeriu i shëmtuar je ti? Është patetike që keni një jetë kaq të mjerueshme”, – shkruante ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’.

Gjithsesi Khloe dhe e vogla e saj, True, kanë shumë fansa në mbarë botën që i mbështesin dhe që kanë dalë kundër të gjithë mesazheve fyese.