Elisabeth Millard mbledh deputetet e PS, PD dhe LSI

Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Elisabeth Millard dhe e Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones u takuan me Aleancën e Grave Deputete të Parlamentit shqiptar, njoftoi sot ambasada amerikane në Tiranë.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni dhe deputetja e LSI-së, Silva Caka diskutuan me znj. Millard mbi rëndësinë e përpjekjeve për fuqizimin e grave dhe barazisë gjinore pavarësishtpërkatësisë politike.