Nënkampioni i Botës rrezikon 5 vjet burg për dëshmi të rreme

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, rrezikon jo pak, por plot 5 vite burg.

Kroati, dyshohet se ka dhënë një deklarim të rremë në gjyqin të zhvilluar ndaj ish-presidenti të Dinamo Zagrebit, i cili u dënua me gjashtë vite e gjysmë burg si pasojë e mashtrimit me evazionit fiskal.

Ashtu si edhe Luka Modriç, në muajin mars, 29-vjeçari Lovren është marrë në pyetje mbi këtë çështje.

Prokurorët vërtetuan se Mamiç, një nga figurat më të mëdha të futbollit kroat, bashkë me vëllezërit e tij dhe dy persona të tjerë kanë përfituar 15 milionë euro nga shitja e lojtarëve të ndryshme, duke nisur nga viti 2008, kur mori drejtimin e Dinamos, duke iu shmangur 1.6 milionë euro taksave.

Një nga marrëveshjet për të cilat Mamiç akuzohet edhe është transferimi i Lovren te Lioni në vitin 2010, ku Mamiç mori 50% të 7.5 milionë eurove që paguan francezët për qendërmbrojtësin.

Flitet se Lovren ka përfituar vetëm një shumë të majme nga ky transferim. Futbollisti nuk pagoi taksa për këtë dhe në gjykatë pohoi se nuk ishte e vërtetë.

Tani që ekzistojnë provat për këtë shkelje, lojtari i Liverpoolit rrezikon burgun për dëshmi të rremë.