VIDEO/ Opozitë enigmatike apo pak inekzistente? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Nga studio e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dhënë detaje në lidhje me aksionet e opozitës.

Duke folur përballë gazetarit Çim Peka, ajo ka shpjeguar edhe faktin se pse opozita është kaq enigmatike, duke mbajtur të fshehta aksionet e saj.

Por këtë gjë, Kryemadhi ia hedh fajin edhe medieve, që sipas saj janë të kapura nga Rama.

‘Është enigmatike sepse të gjitha mediat janë të kapura nga qeveria. Sot opozita nuk e bën funksionin e saj në një shtet demokratik. Nëse do të ishim në një shtet demokratik, sot do ishim në parlament.

Po të ishim në një shtet demokratike, nuk do ndodhte ai karagjozllëku i djeshëm që ndodhi në Kuvend.

Nga ana tjetër kemi një polici e një institucion shtetëror, që dhunon njerëzit e opozitës. Asnjë institucion i qeverisë nuk shkon tek kriminelët, por shkojnë e presin energjinë tek një njeri që edhe ndihmën ekonomike ia kanë hequr.

 Nuk po fshehim gjë, por do ti nxjerrim të gjitha hap pas hapi. Opozita ka nisur një aksion të saj që do të vazhdojë. Opozita shkon tek njerëzit, si në Shkodër, Elbasan, Durrës e nesër në Vlorë. Ne u themi njerëzve që ne do të jemi me ju’, ka thënë Kryemadhi në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net.