VIDEO/ Kryemadhi: Rama shefi i kriminelëve në Shqipëri. Ja pse bojkotojmë Kuvendin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duke folur mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘FAKT’, përballë gazetarit Çim Peka ka lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës.

Sipas saj, Edi Rama është shefi i kriminelëve në Shqipëri.

Duke folur në studion e SYRI.net, Kryemadhit është shprehur se është opozita që ka braktisur parlamentin, por parlamenti ka braktisur shqiptarët.

‘LSI dhe PD e votuan reformën në Drejtësi. U besuan ndërkombëtarëve dhe e votuan në kuvend. Por Edi Rama e kapi drejtësinë bashkë me kriminelët.

Edi Rama është shefi i kriminelëve në Shqipëri. Kjo nuk është një gjë e paditur, ne ia kemi thënë që para 1 muaj.

Nuk është opozita që po bojkoton Kuvendin. Kuvendi ka bojkotuar shqiptarët’, tha Kryemadhi.