Pse mungoi Arbana Osmani në dasmën e Sarës dhe Ledionit?

Megjithëse njëri prej miqve të saj më të mirë, Ledion Liço u martua, Arbana Osmani mungoi në dasmën e tij dhe Sara Hoxhës. Ky detaj u përfol gjatë në media dhe ditën e sotme Arbana i ka dhënë fund të gjitha aludimeve.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video promo të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, skenat e të cilës janë xhiruar në Toskana të Italisë. Mesa duket, xhirimet e punës e kanë penguar Arbanën të jetë në ditën më të lumtur të jetës së mikut të saj, Ledionit.