Sondazhi/ Tifozët parashikojnë fituesin e Ligës së Kampioneve

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve do të nisë sonte, me Barcelonën si favorite e lehtë para Real Madridit për ta fituar titullin, sipas lexuesve të gazetës së përditshme spanjolle “Marca”.

Sipas votuesve të të përditshmes spanjolle, katalanasit do ta fitojnë trofeun e Championsit këtë sezon, me skuadrën e Julen Lopeteguit që renditen në vendin e dytë.

Nga sondazhi, 35 për qind e votuesve mendojnë se Barça do të jetë fituese e Ligës së Kampionëve, krahasuar me 32 për qind që besojnë se Real Madridi do të triumfojë për herë të katërt radhazi.

Ekipet tjera mbesin shumë prapa me vota.

Për Atletico Madridin, në stadiumin e të cilit “Wanda Metropolitano” do të zhvillohet finalja e këtij edicioni, kanë votuar 8%, njëlloj si për Manchester Cityn.

Juventusi i Cristiano Ronaldos dhe Paris Saint-Germaini kanë marrë edhe më pak vota.