Janë martuar Justin Bieber me Hailey Baldwin? Flet aktori Alec Baldwin

Prej shumë ditësh në mediat rozë flitet për një martesë të mundshme të këngëtarit Justin Bieber dhe modeles Hailey Baldwin.

Këto thashetheme morën fund pasi veta modelja deklaroi :’ E di se nga kush vijnë këto informacione, por nuk jam martuar’.

Mirëpo  xhaxhai i modeles, Alec Baldwin ka treguar se e vërteta është ndryshe.

“Ata ikën dhe u martuan, nuk e di marrëveshjen e tyre”, – ka treguar ai për mediat në tapetin e kuq të ‘Emmy Awards’.

Ai ka rrëfyer gjithashtu se e ka takuar Justin vetëm njëherë dhe se me Haileyn komunikojnë shpesh me mesazhe nëpërmjet celularit.