Xavi kualifikon Al-Saddin në gjysmëfinalen e Champions Leagues

Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez ka udhëhequr klubin nga Katari, Al-Sadd drejt gjysmëfinales së Champions Leagues aziatike.

Eksperienca e Xavit e ka ndihmuar Al-Saddin të kualifikohet në fazën e 1/4-ës të finales, gjë e cila ka qenë diçka e paimagjinueshme para ardhjes së mesfushorit spanjoll.

Al-Sadd barazoi 2-2 përballë klubit iranian Esteghal, një rezultat që i mjaftoi për tu kualifikuar falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë.

“Ne tani jemi në gjysmëfinalen e Champions Leagues aziatike. Me të vërtetë krenar për punën në ekip”, shkroi Xavi në Instagram.

Nëse Al-Sadd e fiton kompeticionin në fjalë, ata do të kualifikohen në Kupën e Botës për klube në fund të vitit, ku mund të përballen me Real Madridin.