VIDEO/ Burri i këngëtares shqiptare del nga burgu! ajo shkruan një mesazh prekës

U deshën tre vite pritje, derisa familja e këngëtares Rezarta Shkurta të bashkohej. Bashkëshorti i saj Ermal Hoxha për tre vite i është dashur të shlyejë dënimin e tij në burg, megjithatë kohëve të vështira u ka ardhur fundi.

Pavarësisht se çdo ditë ka qenë shumë e trishtë pa bashkëshortin, duket se këtë të hënë Rezarta i ka harruar të gjitha. E lumtur si kurrë më parë, ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ një video shumë emocionuese.

Ermal Hoxha shihet duke u kujdesur për vajzën Hera dhe në video mund të kuptohet sa shumë kanë munguar të tilla momente babë e bijë. “Familja ime e vockël u bashkua. Faleminderit për çdo fjalë e mbështetje që kam ndjerë nga ju, këto vite të vështira…

Uroj nga zemra për gjithësecilin nga ju, të gjitha urimet që më keni dhënë, t’ju kthehen në bekime në jetet tuaja”, – ka shkruara Rezarta krahas videos. Menjëherë pas saj nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë dhe fansat e këngëtares./revistawho