Dy vetëhelmime në 24 orët e fundit

Dy raste të tjera vetëhelmimi janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Ndërsa në një rast vetëhelmimi ka qenë aksidental, në rastin tjetër, një 18-vjeçare e ka tentuar aktin, duke konsumuar medikamente mjekësore.

Për të dyja rastet, për fatin e mirë, të dy personat kanë shpëtuar.

Komisariati i Policisë Kurbin

  • Më datë 15. 09. 2018, në banesë, shtetasja H. S., vjeçe 18, ka konsumuar mbidozë ilaçesh, ndodhet në spital, jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës

  • Më datë 16.09.2018, në fshatin Bushat, pranë banesës, duke spërkatur pemët, nga pakujdesia, është vetëhelmuar shtetasi V. D., vjeç 58,  i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.