VIDEO/ Kampioni i Botës u jep darkë dhe luan me tifozët

Një takim i rastit në një xhami në Londër bëri që disa tifozë me fat ta kenë një natë të paharrueshme, pasi kaluan mbrëmjen me fituesin e Botërorit.

Ylli i Chelseas, N’Golo Kante, ishte parë në xhami nga një grup i tifozëve të futbollit, që më vonë ishin ftuar për ti bërë shoqëri në mbrëmje atyre.

Fillimisht ai ishte ulur me ta ku ia kishte gostitur një darkë me mish pule me erëza dhe pastaj ata kishin luajtur FIFA, e tërë kjo kishte ndodhur pas ndeshjes.

Kjo pritje nga Kante ku kishte gostitur disa të huaj ka bërë që ai ta rrisë reputacionin e tij si njëri prej futbollistëve më të jashtëzakonshëm në planet.