FOTO/ Dopjetë e Ronaldos dhe gol i Higuain, fitohet skedina e ‘çmendur’

Një skedinë e çmendur, që mund ta cilësojmë me plot kuptimin e fjalës, po qarkullon orët e fundit në portalet italiane.

Një tifoz, në ndeshjet e ditës së diel, kishte parashikuar plot 4 golashënues, dhe në fund fitoi plot 510 euro.

Tifozi kishte parashikuar dygolësh të Ronaldos, në ndeshjen e Juves ndaj Sasuolos, një gol të Higuainit ndaj Cagliarit, si dhe golat e Meite tek ekipi i Torinos ndaj Udineses dhe golin e Piatek të Genoas ndaj Bolognës.