Në Tiranë vazhdojnë aksidentet, në 24 orë 6 të tillë me 7 të plagosur

Aksidente automobilistike vazhdojnë të jenë ende prezentë në rrugët e Tiranës. Vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar 6 aksidente, me pasojë 7 persona të plagosur, midis të cilëve ehde një fëmijë 11-vjeçar.

Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se ka pasur edhe dy shoferë të arrestuar, si përgjegjës në dy aksidente.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

  • Më datë 16. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N. T., vjeç 35, banues në Valas, Elbasan, pasi në rrugën Tiranë – Elbasan, në fshatin Ibë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hyundai”, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar pasagjerët, shtetaset S. R., dhe A. T., vjeç 64 e 32, banuese në fshatin Gjyral  e Valas, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
  • Më datë 16.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E. M., vjeçe 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, duke drejtuar mjetin tip “Porche”, ka aksidentuar drejtuesin e biçikletës, shtetasin e mitur D. Ç., vjeç 11, banues Tiranë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i aksidentit. D. Ç., pas mjekimit në spital u largua për në banesë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
  • Më datë 16. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen F. K., vjeçe 42, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen M. L., vjeçe 41, banuese në Tiranë, e cila ndodhet  në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
  • Më datë 16. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. Ç., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Abdyl Frashëri”, duke drejtuar mjetin tip BMW, ka përplasur motorin tip “Jianshe”, me drejtues A. Ç., vjeç 34, banues në Tiranë, i cili është aksidentuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
  • Më datë 16. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. N., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi tek “Ura Teknologjike”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motorin tip“Suzuki”, me drejtues S. T., vjeç 34, banues në Tiranë, dhe ka tentuar të largohet nga vendi i aksidentit, për pasojë është dëmtuar S. T., i cili pas mjekimit në spital u largua për në banesë. Nenet 291, 290 e 273 të Kodit Penal.
  • Më datë 16. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen D. M., vjeçe 32, banuese në Tiranë, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Piaggio”, pa targa, me drejtues shtetasin A. P., vjeç 74, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuat A. P., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.