Dëmtohet ylli i Juventusit, rrezikon sfidën e Championsit me Valencian

Fitorja me Sasuolon kishte të veçantë se Cristiano Ronaldo shënoi dopjetën e parë në Serie A, por mesa duket festën e prish Paulo Dybala.

Me shumë gjasa argjentinasi nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e parë të Championsit ndaj Valencias. Ai pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes me Sasuolon dhe kësisoj ka humbur përballjen e Championsit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardhezi, i cili zbulon se Dybala është trajtuar ditën e sotme për një dëmtim në këmbë.

Ndërkohë për sfidën e ditës së mërkurë ndaj Valencias do të rikthehet Giorgio Chiellini në qendër të mbrojtjes, i cili pritet të formojë dyshen me Bonuccin.