Trajneri i Tottenhamit i bën ‘qefin’ Interit: Është skuadër e madhe

Një ndeshje shumë e fortë do të jetë ajo midis Interit dhe Tottenhamit që do të zhvillohet ditën e nesërme në stadiumin “San Siro” e vlefshme për grupet e Champions League.

Të dyja skuadrat vijnë pas një humbje në fundjavë dhe ndeshja pritet që të dhurojë spektakël.

Ndërkohë para kësaj ndeshjeje ka folur edhe trajner i Totenhemit, Mauricio Pochetino, i cili vlerëson zikaltrit.

Interi është një ekip i madh, me një histori të madhe. Rikthimi në Ligën e Kampionëve do t’u japë atyre një motivim të veçantë. Ne e njohim Icardin dhe cilësitë e tij shumë mirë. Lautaro Martinez është një goditje e mirë, ai është djalë i talentuar i cili do të shkojë shumë larg”, tha Pochetino.