FOTO/ Një tjetër trajner shqiptar në Kosovë, klubi kampion prezanton Shpëtim Duron

Shpëtim Duro nga sot është zyrtarisht trajneri i ri i Dritës në Kosovë.

Klubi kampion në Superligë sezonin e kaluar, prezantoi ditën e sotme Duron.

Në një postim në Facebook, klubi shprehet se i njeh mirë aftësitë e trajnerit dhe, së bashku do të arrijnë objektivat e këtij sezoni, që nuk është se ka nisur aspak mirë për ta.

Shpëtim Duro zëvendëson kështu Bekim Isufin që dha dorëheqjen, trajnerin që edhe e shpall kampion sezonin e kaluar, ndërkohë që në këtë fillim sezoni, Drita ka marrë 4 humbje dhe vetëm 1 fitore, në 5 takimet e para.