Ja çfarë thotë Higuain pasi shënoi golin e parë me fanellën e Milanit

Milani nuk shkoi më shumë se një barazim, në ndeshjen e javës së katërt në Seria A, ndaj Cagliarit.

Ekipi i Gattusos e nisi menjëherë në tatëpjetë ndeshjen, pasi u ndëshkua që në minutën e katërt, nga një gol i Joao Pedros.

Kuqezinjtë provuan të reagojnë, por golin e barazimit e gjetën vetëm në minutën e 56-të me Gonzalo Higuain. Argjentinasi shënoi golin e parë me fanellën e “djallit” këtë sezon.

Menjëherë pas ndeshjes ai shkroi në Instagram:

“Forca çuna, vazhdojmë… nuk dorëzohemi kurrë. I lumtur për golin tim të parë me fanellën e Milan.”