Grabitja në Vlorë, pronari i exchange u grabit nga 3 persona, ja sa para iu morën......

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku është grabitur një pronar i një exchange në kët qytet.

Sipas burimeve policore konfirmohet se biznesmenit i janë grabitur 8 mijë euro dhe 4 mijë dollarë është shuma që grabitësit i kanë marrë mbrëmjen e të dielës pronarit të një pike këmbimi valutor në Vlorë.

Ngjarja ndodhi sapo Arsen Lilaj mbylli dyqanin. Së bashku me të birin e mitur ai është drejtuar drejt makinës së parkuar, kur tre persona të maskuar i janë afruar, e kanë kërcënuar dhe goditur me sende të forta. Njëri prej grabitësve ka qene i armatosur sipas Lilaj.

Grabitësit i kanë marrë çantën ku mbante dhe paratë janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira.

Për disa minuta, pavarësisht goditjes nga autorët, pronari është vënë në ndjekje të tyre dhe fill pas tij dhe policia e Vlorës por pa mundur të bien në gjurmët e grabitësve.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.