‘Air Albania’, ose linja e re misterioze e Europës

Teksa hapja e një linje ajrore flamurmbajtëse është një gjë e rrallë në Evropë.

Të premten e 14 shtatorit Air Albania hodhi hapat e parë drejt hyrjes në shërbimin e rregullt, me daljen e avionit të saj të parë, një Airbus A319.

Linja ajrore do të operojë nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, fillimisht me fluturime drejt Turqisë, më pas do të shtojë linjat drejt Romës, Milanos e Londrës.

Aviacioni shqiptar ka një histori të shkurtër por të larmishme me vetëm një kompani ajrore vendase, Albawings, me bazë brenda kufijve. Megjithatë, nëse nuk jetoni në Izrael apo Itali – të vetmet vende ku shërben – vështirë se mund t’i keni parë dy avionët e flotës së saj.

Interesante është që avioni i dytë i flotës së saj u pilotua nga lideri i Iron Maiden, Bruce Dickinson, i cili është pilot i kompletuar. Avioni është pagëzuar në nder të Sir Norman Ëisdom, komediani anglez, që, në mënyrë të pashpjegueshme, ishte yll i madh në Shqipërinë komuniste.

Pronësi e paqartë

Pyetja më e shpeshtë është se kush e zotëron kompaninë ajrore. Air Albania u themelua në maj të këtij viti nga një konsorcium qeveritar shqiptaro-turk, me Turkish Airlines që zotëron 49%. Pjesa tjetër është në pronësi të një kombinimi të qeverisë shqiptare dhe një kompanie private të quajtur MDN Investment, ndonëse nuk është bërë e ditur se si janë ndarë aksionet e pjesës shqiptare.

Pak detaje janë zbuluar në lidhje me operacionet e përgjithshme të kompanisë apo strategjinë për të ardhmen, përveç atyre që janë quajtur ‘postime të shkurtra propagandistike’ në faqen e Edi Ramës në Facebook. Opinioni i përgjithshëm në Shqipëris është që i gjithë projekti është iniciativë e Ramë me ndihmën e presidentit turk Erdogan.

Por jo gjithçka është ajo që duket

Sipas portalit shqiptar Exit ‘nuk ekziston asnjë dokumentacion qeveritar, qoftë vëzhgim, analizë apo ndonjë lloj tjetër dokumenti në lidhje me projektin’. Një pagesë prej 100 mijë eurosh nga një bamirës misterioz i quajtur Sinan Idrizi, i cili ‘nuk ka asnjë aktivitet të njohur në Shqipëri dhe nuk ka bërë të ditur të ketë ndonjë biznes gjëkundi në botë’. Nga informacionet e marra duket se ai ka qenë i pranishëm në të gjitha takimet e Ramës me Erdoganin.

Tani për tani, një gjë është e qartë: Air Albania ka aeroplanin e parë dhe do të nisë shërbimin e rregullt drejt Stambollit. Aksionerët janë njoftuar se flotës do t’i shtohen dy Airbus A320 në të ardhmen e afërt, ndonëse nuk është dhënë ndonjë datë e saktë.

Aeroporti i Tiranës mban emrin e Nënë Terezës. Duke parë historinë e vonshme të industrisë së aviacionit në Shqipëri, mund të nevojitet një ndërhyrje hyjnore që kjo përpjekje e re të ketë sukses afatgjatë.

Një histori e vështirë linjash ajrore në Shqipëri

Linja e më parshme flamurmbajtëse ishte Albanian Airlines,  e cila u operuar në periudhën 1991-2011 nga një numër operatorësh vendas e ndërkombëtarë, para se t'i hiqej licensa nga autoriteti kombëtar i aviacionit civil. Një kompani ajrore më ekspansive, Belle Air, punoi në periudhën 2005-2013 në 23 destinacione, duke mbuluar një pjesë të mirë të Evropës, si dhe Egjiptin e Tajlandën. Fatkeqësisht falimentoi 2014.

Në total, Shqipëria ka pasur pesë linja ajrore që kanë ardhur e ikur që nga fillimi i viteve ’90, të cilat kanë vuajtur të gjitha nga një kombinim lidershipi i keq me mungesën e përkrahjes qeveritare. Mbetet pyetja nëse Air Albania do të jetë emri i radhës në listën në rritje të gjëra të kushtueshme apo do të ketë sukses në mbajtjen e një pranie të vërtetë e thelbësore në skenën ndërkombëtare të aviacionit.