Akuzohet për korrupsion, pranohet gjykimi i shkurtuar 2.8 vite burg për ish gjyqtarin

Lexohet pretenca për ish gjykatësin e arrestuar për korrupsion.

Prokuroia ka kërkuar 4 vjet burg për Shkelqim Mirin. Ndërsa 2.6 vite burg per Kujtim Mirin.

Pretenca u lexua në Gjykaten e Apelit, ish gjykatesi Shkelqim Miri në akzu për korrupsion pasi iu gjeten 30 milonë lekë në shtepi.

Prokuroria ka kërkuar edhe sekuestrimin e parave të gjetura në shtëpuin e tij.

Po pas pranimit të kërkesa për gjykim të shkurtuar, prokuroria kërkon dënimin me 2.8 vjet burg të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Tiranë, Shkëlqim Miri.

Prokuroria gjithashtu ka kërkuar heqjen e së drejtës së ushtrimit të detyrës si gjyqtar për 3 vite dhe vendosjen e sekuestros vetëm për 30 mije euro ndërsa pjesa tjetër të kthehet.

Gjyqtari akuzohet për korrupsion.  Ndërsa për të afërmin e tij, Kujtim Miri u kërkua dënimi me 2.6 vjet burg. 

Arrestimi i tij u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzen e korrupsionit pasi dyshohet se ka përfituar shumen prej 20 mije eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.

Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje për Gentian Dodën, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA.

Në fillim të nëntorit, 2017 gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 300 milionë lekë në shtëpi. Ai ishte emëruar që prej vitit 2010 në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe deri në vitin 2012-të ka qënë anëtar i KLD-së .