Plagoset vëllai i deputetit. Ja emri

Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë.

Mësohet se bëhet fjalë për Osman Pacollin, vëllai i deputetit të Kuvendit të Kosovës Islam Pacolli dhe zyrtarit të AKR-së Rrahim Pacolli.

Mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Plagosjen e Osman Pacollit e ka konfirmuar edhe nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, që njëherësh të plagosurin e ka djalë xhaxhai.

Policia nuk kanë dhënë detaje të hollësishme lidhur me këtë rast. /klankosova