Rama mbyll 133 shkolla në Shqipërinë reale dhe ‘hap’ 17 të reja virtuale

Në ditën e parë të vitit shkollor, 2018-2019, kryeministri Edi Rama gjatë inaugurimit të një prej shkollave më të vjetra në kryeqytet, ‘Kosova’, ka premtuar me rastin e zgjedhjeve bashkiake që zhvillohen vitin tjetër, se në Tiranë do të ndërtohen plot 17 të shkolla të reja.

‘17 shkollat e reja do të financohen nga programi 1 mld i qeverisë që tanimë janë në fazën finale të fillimit të zbatimit të kontratave të projektuara nga arkitektë të mëdhenj të huaj dhe që do të jenë në vazhdën e kësaj cilësie’, deklaroi me pompozitet Rama.

Kështu 300 mijë vendeve të punës, autostradave dhe spitaleve, u shtohen edhe këto shkolla virtuale.

Ndërkohë nga ana tjetër në Shqipërinë reale, pas një inspektimi të 16 deputetëve të PD-së nga veriu në jug, rezulton se janë mbyllur vetëm për këtë vit shkollor plot 133 shkolla, kurse në bankat e shkollor do të mungojnë në krahasim me 2017-ën, 23 mijë fëmijë.