VIDEO/ Pamje të frikshme vijnë nga Tirana

Përplas një të ri me motor dhe ikën, pa i dhënë ndihmën e shpejtë.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Pallati me Shigjeta’, ku një makinë është përfshirë në përplasje me një motor.

Shoferi është larguar nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmë të dëmtuarit.

Po falë telefonatës në kohë dhe regjistrimit të ngjarjes nga kamera e makinës, Policia Rrugore e kryeqytetit u vu menjëherë në ndjekje të tij.

E ndaluan dhe konstatuan se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur në masën 0.83 mg/l.

Drejtuesi i mjetit A. N., 37-vjeç, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur si dhe iu pezullua leja e drejtimit për mosdhënie ndihme të të dëmtuarit dhe largim nga vendi i aksidentit.