Ngjarjet kryesore/ Çfarë pritet të ndodhë sot

Ja çfarë pritet të ndodhë sot në axhenden ndërkombëtare me takime zyrtare dhe jo vetëm…

Gjermani-Takimi i Komisionit të Punëve të Brendshme të Bundestag-ut mbi ngjarjet në Chemnitz.

SHBA-Publikimi nga Banka Botërore të të dhënave të fundit për varfërinë ekstreme.

Austri-Agjencia IAEA-së përgjegjëse për monitorimin e instalimeve iraniane organizon asamblenë e përgjithshme të saj në një moment kritik për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Algjeri-Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë Algjerinë ku pritet të takohet me homologun algjerian dhe presidentin, Abdelaziz Bouteflika. /Ata

Rusi-Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në një moment kur Ankaraja përpiqet për arritjen e një armëpushimi në provincën rebele të Idlebit, në veriperëndim të Sirisë.