VIDEO/ Rrugët e Tiranës të bllokuara

Tirana është zgjuar sot e bllokuar nga trafiku i madh i mjeteve.

Për të lëvizur me makinë nëpër kryeqytet, do të duheshin minuta të tëra për të bërë një kilometër.

Përveç faktit se sot është dita e parë e shkollës për arsimin fillor dhe parauniversitar, një shkak i madh i bllokimit të Tiranës janë edhe punimet e papërfunduara të bashkisë.

Ditët e fundit janë bllokuar akse të tëra.

Ndërsa policia dje bëri thirrje që të mos lëvizet me makina private, sepse nuk do të mund të përballonte dot fluksin.

E pikërisht kjo gjë ka ndodhur.

Policët duket se në vend që të rregullonin trafikun, e kanë bërë më shumë lëmsh.