Shpëtim Duro aventurë të re në Kosovë, emërohet trajner i këtij klubi

Kampionët  aktual të Kosovës, Drita ka emëruar Shpëtim Duron në rolin e trajnerit pak ditë pasi Bekim Isufi dha dorëheqjeve pas rezultateve tejet të dobëta në fillim të sezonit të ri.

Shpëtim Duro, njëri prej trajnerëve me më përvojë në Superligën shqiptare tashmë do të provojë një aventurë të re nën drejtimin e Dritës së Kosovës.

Ky lajm është konfirmuar nga një burim i afërt me Gazetën Express.

Drita i ka humbur katër ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës.

Duro ka qenë trajner i Flamurtari Vlorë për herë të fundit në Shqipëri. Më parë ai e ka drejtuar edhe Shkëndijën në dy periudha të ndryshme, Partizanin dhe Skënderbeun.