Dënohen me burg 'murgeshat' që grabitën bankën

Dy vajza janë lënë në burg për një sërë grabitshje, përfshirë edhe atë të një banke në Pensilvani ku u veshën si murgesha.

Melisa Aquino Arias, 24 vjeç, nga Passaic, Neë Jersey, u dënua me 37 muaj burg.

Ndërsa bashkëpunëtorja e saj Sëahilys Pedraza-Rodriguez, 20 vjeç nga Neë Haven, Connecticut, u dënua me 15 muaj burg.

Ato u deklaruan fajtore në qershor për plaçkitjen e një banke në në Garfield, Neë Jersey ndërsa iashin maskur si murgesha.

Vajzat përballeshin me 41 vite burg po në vend të kësaj u dënuan me rreth 3 vite burg në total.

Dy të reja u arrestua 2 javë pas grabitjes në Garfield. Ato shkuan në bankën Teaneck dhe pyetën për hapjen e një llogarie.

Një punonjës i identifikoi dhe lajmëroi policinë.

FBI publikoi fotot e dy vajza të veshura si murgesha, me syze dielli dhe armë në dorë.

'Murgeshat' ishin të pafat pasi u larguan pa marrë asnjë para për shkak se ra alarmi.