VIDEO/ Strakosha shpëton Lazion, pritje e pabesueshme në minutën e fundit

Lazio merr fitoren e dytë radhazi në Serie A falë paraqitjes së shkëlqyer të portierit shqiptar, Thomas Strakosha, i cili me një pritje në momentet e fundit e ruajti portën e paprekur kuadratin e tij.

Francesco Caputo i Empolit tentoi me një goditje nga afërsia e portës në minutën e fundit të kohës shtesë, por Strakosha reagoi me një pritje fantastike, duke ia mohuar golin atij dhe në këtë mënyrë ia siguroi tri pikët e radhës Lazios.