VIDEO/ Pse i takon dhe i duhet Kosovës, liqeni i Ujmanit

Liqeni i Ujmanit është një nga tre arsyet se pse Serbia është shprehur e gatshme të bëjë ‘luftë’ në Kosovë.

Serbia me politikën e vet ka vënë në plan të parë ruajtjen në ‘pronësi’ të vet të liqenit të Ujmanit duke e konsideruar pasuri të patjetërsueshme të saj

Por motivet se pse ky liqen i duhet dhe i takon janë të shumta.

Qëllimi kryesor është përfitimi ekonomik dhe vënia nën kontroll e politikës në Kosovë në të ardhmen.

Siç dihet, Diga e Gazivodes ka një kapacitet të prodhimit energjetik prej 38 MegaWatt dhe një rrjedhje uji me 14 m3/s.

Me fjalë tjera, kjo digë ka kapacitet të madh për prodhimin energjetik dhe distribuimin e ujit në territorin e Kosovës.

Këtu pikërisht qëndron faji i institucioneve të Kosovës, të cilat me neglizhencë e kanë harruar këtë pasuri të Kosovës.

Diga e Ujmanit, ku tani gjendet Liqeni i Ujmanit, është ndërtuar prej vitit 1973 deri në vitin 1978, nga kompania e ndërtimit ‘Hidroteknika’ dhe është projektuar nga Kompania ‘EnergoProjekt’ me seli në Beograd.

Kjo digë është e veçantë pasi që realizimi i saj është bërë në kohën e ish-Jugosllavisë.

Pas shpalljes së pavarësisë së Republikës se Kosovës në vitin 2008, një pjesë e Liqenit të Ujmanit mbetet në territorin e Serbisë.

Mirëpo, mbi një sipërfaqe prej 29 km2 të liqenit, vetëm 3 km2 janë në pjesën e Republikës së Serbisë.