Mediu takon Haradinajn, dialog me Serbinë, por garanci për kufijtë e Kosovës

Kreu i Partise Republikane Fatmir Mediu është takuar në Prishtinë me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Me nje shenim ne Facebook, kreu i PR Mediu thekson se  'dialogu me Serbinë duhet te finalizojë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe garantimin e integritetit të territorit dhe kufijeve te Kosovës'.

'Ndërtimi i një shteti demokratik funksional në Kosovë është parakusht për të ardhmen e saj, në partneritet me SHBA dhe BE duke shmangur cdo lloj ndërhyrje nga vende te tjera të cilat janë kundër të ardhmes Euro-Atlantike të Kosoves, ka thënë kreu i republikanëve shqiptarë', shkruan Mediu.

Sipas tij, vizita në fund shtatorit në SHBA, New York dhe Washington DC e Kryeministrit Ramush Haradinaj do i sherbejë këtij qëllimi dhe forcimit te mardhenieve me SHBA.

'Ndertimi i Ushtrise Kosoves si nje force e Armatosur qe e ka te ardhmen ne NATO eshte nje hap i rendesishem ne konsolidimin e Shtetit te pavarur te Kosoves', shkruan kreu i PR-se, Fatmir Mediu.