Tritol shtëpisë së një biznesmeni. Ja ku ka ndodhur ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës.

Një sasi tritoli mësohet se ka shpërthyet në banesën e një biznesmeni në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit liqenor.

Deri më tani mësohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nuk ka të dhëna për autorin apo autorët e këtij shpërthimi.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka nisur hetimet.