Rrokaj ironizon Ramën: Si nuk tu nda boja! E more avionin turk e shite për shqiptar

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, ka ironizuar spektaklin e shëmtuar të kryeministrit Edi Rama, me kompaninë ajrore Air Albania, e cila në fund rezultoi se ishte marrë ‘borxh’, nga Turqia.

Me anë të një statusi në Fascebook, Rrokaj, shkruan se Rama i futi një bojë kompanisë turke dhe e shiti për shqiptare.

Postimi i Rrokajt:

Si nuk iu nda boja këtij kryeministrit tonë. E mori avionin turk, i futi bojën dhe na e bëri shqiptar. Kështu bëri edhe me pallatet që të ngjanin si të reja. Por shpejt edhe këtij avioni do t’i dalë boja. Kompania është turke, boja është shqiptare, duke bërë me bojë edhe edhe Lasgushin e madh. Ditët në vijim do të zbardhin çfarë mbulon kjo bojatisje, që vetëm “Air Albania” nuk është.