Përplaset nga makina, shqiptarja në gjendje kritike për jetën

Një grua shqiptare është përplasur nga një makinë në Itali, ndërsa raportohet se gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në aksin rrugor Via Bertini në zonën Forli. Sipas mediave italiane, mësohet se shqiptarja, 55-vjeçare, është goditur teksa po lëvizte pranë zonës së kalimit të këmbësorëve, raporton “ilrestodelcarlino.it”.

Policia menjëherë ka mbërritur në vendngjarje, ku mësohet se edhe drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta si pasojë e përplasjes. Identiteti i shqiptares nuk bëhet i ditur.