VIDEO/ Napoli rikthehet tek fitorja, mposht Fiorentinën

Napoli është rikthyer te fitorja pasi ka mposhtur 1-0 skuadrën e Fiorentinës në ndeshjen e zhvilluar në “San Paolo”.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola.

Ndërsa gjatë pjesës së dytë, në minutën e 79’ ishte Lorenzo Insignie asi i cili dërgoi skuadrën e tij në avantazh dhe në fund ia siguroi fitoren e tretë këtë sezon në Serie A.

Fiorentina nuk arriti të bëjë diçka më shumë në këtë ndeshje, e cila u dominua nga të besuarit e Ancelottit.