Tre aksidente, tre persona në spital në Tiranë

Tre aksidente me pasojë tre të plagosur, kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Tiranë. Tre të plagosurit morën ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për sa i përket shkaktarëve, njëri është prangosur nga Policia, ndërsa për dy të tjerët u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë,

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

  • Më datë 14. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin Xh. Z., vjeç 29, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Panajot Pano”, duke drejtuar motorin ka aksidentuar shtetasen N. D., vjeç 57, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital, u larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
  • Më datë 14.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., vjeç 32, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Aleksandër Moisiu”, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasen F. Gj., vjeç 55, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
  • Më datë 14. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasin F. M., vjeç 25, banues në Kamëz, sepse në rrugën “Adem Jashari”, Laknas, duke drejtuar motorin tip “Honda” ka aksidentuar biçiklistin K. F., vjeç 51, banues në Laknas, i cili pasi mori ndihmën mjekësore, doli nga spitali. Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.